Ministri Zemaj në Vërmicë, apelon për zbatim strikt të masave kundër Coronavirusit

Vërmicë | 08 Qer 2020 | 09:55 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar pikën kufitare ndërmjet Kosovës e Shqipërisë – në Vërmicë, raporton Ekonomia Online.

Në bashkëbisedimin që pati me punonjësit e pikës kufitare në Vërmicë, ai apeloi te ta që të respektojnë në maksimum masat për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.

Kjo sipas tij, duhet të vlejë për secilin që nga kjo pjesë, hyn brenda territorit të Kosovës.

”Kisha lutur që të përçoni mesazhin e respektimit të masave për mbrojtjen e shëndetit”, është shprehur ai në adresimin e tij për medie.

Zemaj ishte i shoqëruar nga drejtori i IKSHPK-së; Naser Ramadani, kryeinspektorja shëndetësore, Nora Krasniqi; dhe kryeinspektori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës, Ibrahim Tërshnajku.

Në Kosovë mbrëmë nga IKSHPK u raportua gjatë ditës 40 persona rezultuan pozitiv me Covid-19.

Të ngjashme