Ramush Haradinaj kërkon mirëkuptim që po vonohen institucionet

Prishtinë | 23 Gus 2017 | 12:10 | Nga

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, një ditë para mbajtjes së seancës konstituive ku pritet të votohet kryeparlamentari, thotë se vonesat e deri tashmë kanë të bëjnë me gjetjen e një formule për institucione stabile qeverisëse dhe prandaj opinioni publik duhet të ketë mirëkuptim.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

E para: zgjedhjet e kanë prodhuar rezultatin që e dini të gjithë.
E dyta: jemi përballë një kornize ligjore që nuk po krijon lehtësira.
E treta: nuk jemi aspak të interesuar që t’a bëjmë një qeveri sa për ta bërë.
Vonesat kanë të bëjnë me gjetjen e një formule për institucione stabile qeverisëse dhe prandaj opinioni publik duhet të na mirëkuptojë.
Është koha që partitë politike dhe udhëheqësit e tyre të reflektojnë dhe t’i pranojnë rregullat e lojës që na i ka percaktuar kushtetuta dhe gjykata kushtetuese dhe t’a zhbllokojmë vendin.
Ky vend nuk mund të jetë peng i inateve dhe kalkulimeve!

Të ngjashme