Reagon Artan Murati: Vjosa Osmani s’ka qenë kurrë përkthyese e Thaçit

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Deklarimeve të nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliut se kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka qenë përkthyese e Presidentit Thaçit, i ka reaguar Artan Murati, këshilltar i Osmanit.

Murati përmes Facebook ka deklaruar se Osmani nuk ka qenë kurrë përkthyese e Thaçit, por vetëm e Presidentit të asaj kohe, Fatmir Sejdiu.

“Vjosa Osmani kurrë nuk ka punuar si përkthyese e Hashim Thacit. Kurrë. Thjeshtë, sepse kurrë nuk ka punuar për Hashim Thacin. Ne fakt, ajo ka qenë e angazhuar vetëm si Këshilltare e lartë e pastaj si Shefe e Stafit të Presidentit Sejdiu dhe në këtë cilësi (pra si shefe e stafit të Presidentit Sejdiu) ka ndihmuar në takimin e organizuar me Sekretaren Clinton, të mbajtur në Departamentin e Shtetit”, ka shkruar Murati.

Ai ka shtuar se Vjosa Osmanit i ishte kërkuar nga Sekretarja e ShBA-ve, Clinton, ta përkthente Thaçin.

Puna e përkthyesit dhe demantimi i qartë nga arkiva e Departamentit të Shtetit ku Sekretarja Clinton e prezenton Vjosa…

Gepostet von Artan Murati am Donnerstag, 9. April 2020

“Znj.Osmani vërtetë e korrigjoi Thacin në atë konferencë për shtyp. Por kjo nuk ishte hera e fundit që u desht ta korrigjonte. Këtë e ka bërë vazhdimisht, në cilindo kapacitet publik, duke u shërbyer kështu gjithnjë qytetarëve me nder e duke vënë gjithnjë interesat e Republikës para cdo interesi tjetër”, ka shkruar tutje Murati në Facebook.

Të ngjashme