Scotti u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të rifillojnë dialogun me ndërmjetësimin e BE-së

Prishtinë | 14 Gus 2019 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se është koha që t’u jepet fund konflikteve të viteve të 90-a. Ai u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të rifillojnë dialogun me ndërmjetësimin e BE-së, sa më shpejt që të jetë e mundur, raporton TV Arta.

“Ka ardhur koha t’u japim fund konflikteve të viteve ’90. U bëj thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta rihapin sa më shpejt dialogun e sponsorizuar nga BE-ja dhe të përmbahen nga ndërmarrja e hapave, që e bëjnë të pamundur arritjen e një marrëveshjeje”, ka shkruar Scott.

Të martën, vendet e QUINT-it, përmes një deklarate të përbashkët, u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i rikthehen dialogut.

Të ngjashme