Sejdiu: Kuvend më të dobët Kosova nuk ka pasë

Prishtinë | 18 Dhj 2020 | 21:38 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PSD-së, Dardan Sejdiu, ka reaguar pas fishkëllimave të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj zëvendëskryeministrit Selmanaj në seancën plenare të mbajtur sot.

Sejdiu ka thënë se Kuvend më të dobët nuk ka pasur as në legjislaturat e mëhershme, teksa ka thënë se cilësia e deputetëve do të vazhdojë ritmin e rënies.

“Kuvend ma të dobët Kosova nuk ka pas! Dhe si duket veç më i dobët do bëhet!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë përpjekur ta pengojnë pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në sallën e Kuvendit.

Deputetët e VV-së kanë goditur tavolinat e tyre duke bërë zhurmë pasi Selmanaj është parë në ambientet e Kuvendit.

Ata kanë bërtitur: “Jashtë, jashtë!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme