Sekretari Pompeo: SHBA falënderon Kosovën për njohjen e Hezbollahut si organizatë terroriste

Prishtinë | 30 Qer 2019 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten ka nxjerr një dekret që obligon institucionet e sigurisë të krijojnë listën vendore të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, të cilat do i nënshtrohen masave kufizuese në vend.

Vendimi i Presidentit Thaçi për njohjen e Hezbollahut si një organizatë terroriste ka marr mbështetje edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Pompeo në një mesazh në Twitter, tha se Shtetet e Bashkuara e mirëpresin përcaktimin e Kosovës të Hezballahut si një organizatë terroriste dhe se u bën thirrje vendeve të tjera të bashkohen me Kosovën.

Secretary Pompeo@SecPompeo

The U.S. welcomes Kosovo’s designation of Hizballah as a terrorist organization. With Iran’s support, Hizballah continues to plot attacks in Europe and around the world. We call on others to join Kosovo and stop this terrorist group from financing its bloody operations.4,5674:40 AM – Jun 30, 2019Twitter Ads info and privacy1,874 people are talking about this

“SHBA mirëpret përcaktimin nga ana e Kosovës të Hezbollahut si një organizatë terroriste. Me mbështetjen e Iranit, Hezbollah vazhdon të planifikojë sulme në Evropë dhe në mbarë botën. Ne i bëjmë thirrje të tjerëve të bashkohen me Kosovën dhe ta ndalojnë këtë grup terrorist nga financimi i operacioneve të tij të përgjakshme”, ka shkruar Pompeo, përcjell

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentit, Kosova ka dëshmuar në vazhdimësi përkrahje të pakompromis në luftën kundër ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit, duke dhënë shembull të mirë për tërë rajonin.

“Si pjesë aktive e aleancës botërore kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, Republika e Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë për eliminimin e çfarëdo rreziku që i kanoset Kosovës dhe partnerëve të saj”, thuhet në njoftim. 

Të ngjashme