Shala nënshkruan tri udhëzime administrative të Ligjit për Ndërtim

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 17:14 | Nga

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në detyrë, Ferat Shala, ka nënshkruar tri udhëzime administrative të dala nga Ligji për Ndërtim. Këto udhëzime administrative i zëvendësojnë ato paraprake me emërtime të njëjta.

Udhëzimin administrativ për kategorizimin e ndërtimeve; udhëzimin administrativ për përcaktimin e procedurave për përgatitjen dhe shqyrtimin e kërkesave për kushte ndërtimore, leje ndërtimore dhe leje rrënimi për kategorinë e I-rë dhë të II-të të ndërtimeve; Udhëzimin administrativ për mbikëqyrje inspektuese dhe procedurën për lëshimin e certifikatës së përdorimit.

“Udhëzimet Administrative kanë për qëllim thjeshtësimin e procedurave për aplikim dhe shqyrtim të kërkesave për Kushte Ndërtimore, Leje Ndërtimore dhe Leje Rrënimi. Procedurat për aplikim bazohen në kategoritë e ndërtimeve, me c’rast kategoritë me rrezikshmëri më të ulët kanë me pak procedura. Njëkohësisht, Udhëzimi Administrativ për mbikëqyrjen Inspektuese përcakton procedurat e mbikëqyrjes inspektuese në mënyrë që të sigurohet se ndërtimi realizohet sipas legjislacionit në fuqi dhe i plotëson kërkesat për siguri, mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenien e qytetareve në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

Këto udhëzime qojnë drejt reformave në ndërtim ku me procedura të qarta, thjeshta dhe transparente Kosova behet konkurruese për investime si nga brenda ashtu dhe nga jashtë. Udhëzimet Administrative hynë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga ministri i MMPH-së, Ferat Shala.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme