SHDL e UÇK-së në Obiliq: Krasniqi shpifi për Xhafer Gashin

Prishtinë | 27 Tet 2017 | 14:05 | Nga

Shoqata e Dëshmorëve të Luftës së UÇK -së nga komuna e Obiliqit përmes një reagimi i ka bërë thirrje kandidatit të LDK-së për kryetar të kësaj komune, Mehmet Krasniqit, që të ndal shpifjet ndaj kryetarit aktual të Obiliqit Xhafer Gashi.

Ky reagim vjen pasi Krasniqi në një debat televiziv ka thënë se Xhafer Gashi në vitin 2013 ka premtuar lagje të dëshmorëve, kjo sipas kësaj shoqate është një shpifje. Sipas SHDL-së në Obiliq, kandidati Krasniqi përmes këtyre shpifjeve është munduar që familjet e dëshmorëve ti kthej kundër kryetarit aktual të Obiliqit.

Më tutje në reagim thuhet se nuk do të lejojnë asnjëherë njollosjen e emrit të bashkëluftëtarit të tyre Xhafer Gashit

Reagimi i plotë:

Të nderuara Familje të Dëshmorëve,Invalidë dhe Veteran të UÇK-së të komunës së Obiliqit. Të nderuar qytetarë.

Duke përcjellë debatin televiziv të kandidatëve për kryetarë të Obiliqit,kandidati i LDK-sē Mehmet Krasniqi duke u munduar të përfitojë në popull dhe në krah të këtyre kategorive të dala nga lufta e UÇK-së që kinse  Xhafer Gashi ka premtuar lagje të dëshmorëve gjatë fushatës elektorale në vitin 2013,ne si Shoqata e demantojmë këtë shpifje dhe tendencë të Mehmetit që të irritojë dhe të kthej këto kategori kundër Xhafer Gashit me këto lloj shpifje e gënjeshtra të përgatitura nga bashkëpunëtorë të tij të pandërgjegjshëm dhe të etur për pushtet e për përfitime materiale e të cilët as nuk e arritën dhe as nuk do e arrijnë kurrë e sidomos në emër të luftës.

Xhafer Gashi duke dashtë që të tregohet modest dhe duke e ditur sa e dijshme është kjo kategori edhe pse ne insistuam që në fushatë elektorale të përmendë 77 Banesat e dedikuara për kategoritë e dala nga lufta e UÇK- ai prapë nga modestia nuk e bëri,për ta dëshmuar krejt këtë është e lehtë sepse në atë komision i cili ka filluar punën për ndarje të tyre edhe ne e kemi një anëtarë komisioni i cili në bashkëpunim me SH.D.L paraprakisht do të bëjnë përzgjedhjen e listës së përfitueseve dhe do të jenë të informuar për çdo gjë sa i përket për këtë çështje. Është meritë e Xhafer Gashit nxjerrja e këtyre banesave këtë të gjithë e dinë.

Ne si Shoqata nuk do lejojmë që të njolloset emri i bashkëluftëtarit tonë Xhafer Gashi përndryshe kryetarë aktual në Komunën tonë. Ne si SH.D.L të UÇK së e paralajmërojmë Mehmet Krasniqin që të mos i përdorë Shoqatat për fushatë elektorale duke shpifur e njollos bashkëluftëtarin tonë Xhafer Gashin,përndryshe do të ballafaqohet me padi në prokurori.Mehmeti ma mirë është të heshtë duke e ditur të kaluarën e tij dhe duke e ditur që pikërisht ky Mehmeti ishte ai që në vitin 1998 i injoronte dhe e sabotoi organizimin e luftës çlirimtare.

Veteranët e vërtetë nuk e përkrahin njeriun i cili për 4 vite nga humbja e pushtetit asnjëherë nuk iu përgjigj ftesave as nuk i njohu dhe as nuk bëri homazhe para dëshmorëve.

Me respekt:Përfaqësuesi i SH.D.L-të UÇK-së në Obiliq Arif Krasniqi -Muja

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme