Shefi i OSBE-së bën thirrje për zgjedhje transparente dhe të lira

Prishtinë | 01 Qer 2017 | 11:35 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu ka vizituar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i cili është pritur nga kryetarja Valdete Daka dhe anëtarët e KQZ-së.

Shefi i OSBE-së në Kosovë Braathu ka thënë se është krenar për atë se si po ecën Kosova dhe proceset e saj, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se të punosh në organizimin e zgjedhjeve bashkë me KQZ-në është nder.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë është që t’iu ndihmoj njerëzve këtu. Procesi i zgjedhjeve duhet të jetë transparent dhe të mundohemi që të mos ketë probleme”, tha ai.

Ai ka porositur që të vazhdojnë me kampanjë që zgjedhjet të jenë të qeta dhe të lira. Gjithashtu ai ka thënë se OSBE-ja do të jetë këtu deri kur KQZ-ja të ketë nevojë për ta.

Ndërsa kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se në këto zgjedhje sikurse herëve të tjera do të kenë një bashkëpunim me OSBE-në, por sipas saj, “kësaj here do të ketë më pak ndihmë nga OSBE-ja, për arsye se tashmë KQZ-ja është e gatshme të mbajë zgjedhjet”.

Ajo ka thënë se të gjithë duhet t’i përmbahen ligjit për zgjedhjet që do të mbahen më 11 qershor.

Të ngjashme