Sherifi: Nga rinumrimi i 314 kutive Nisma-AKR ka 5.05%

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate Bilall Sherifi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook thotë se nga rinumërimi i 314 vendvotimeve, koalicioni Nisma-AKR-PD ka 5.05% të votave dhe kështu sipas tij ky koalicion do të jetë pjesë e Kuvendit.

Postimi i plotë:

“Për ata që nxjerrin përfundime “shkencore” për rezultatet e zgjedhjeve të 06 tetorit 2019 duke bashkuar të dhënat e papërfunduara me të dhënat e përfunduara. Rezultati nga të dhënat preliminare për 314 kuti të cilat janë të pasqyruara në sistemin K-Votes dhe të dhënat nga rinumërimi i po ktyre 314 kutive është ky: Në K-Votes në këto 314 kuti Nisma ka pasur 5.01%, nga rinumërimi i këtyre kutive rezultati është rritur në 5.05%”.

“Dhe, mbani shënim: kjo rritje për NISMËN vjen vetëm nga 314 kutitë të cilat janë rinumëruar për shkak të formularëve me gabime për bartjen e të dhënave dhe jo për shkak të mospërputhjes të votave të kandidatëve me votat e partive. Le të shohim se çka do të na sjell rinumërimi i 530 kutive të cilat në rimumërim kanë shkuar pikërisht për shkak të mospërputhjes të votave të partive me ato të kandidatëve”

Të ngjashme