Shtimja do të bëhet me objekt multifunksional inovativ

Prishtinë | 21 Gus 2019 | 10:59 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për rregullimin e objektit multifunksional inovativ në Shtim, raporton EkonomiaOnile.

Ministri Shala, tha se kjo qendër kap vlerën e 200 mijë euro dhe do t’u shërbejë të rinjve të Shtime.

“Kemi lidh marrëveshje edhe me komunën e Ferizajt dhe universitetin e Prishtinës për me vazhdua qendrat e inovacionit për të krijuar qendra të reja për inovacion. Qendër multifunksionale këtu do ketë salla trajnimi për fushën e IT dhe të Inxhinieringut. Ky investim ka qenë i paraparë kam marr konfirmimin e zyrës ligjore dhe ne mundemi me vazhdua me ketë ne nuk mundemi me i ndal proceset janë të rinjtë që janë duke prit dhe duhet krijuar fokus profesional tyre me iu përgjigj nevojat e punës, ne nuk mundemi me pritë”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, tha se ndërtim i kësaj qendre ka qenë një ndër objektivat e tij për këtë mandat dhe se ishte premtim për qytetarët e kësaj ane.

Ai tha se tani e tutje të rinjtë e Shtimes do të ketë një hapësirë më shumë për të zhvilluar kapacitetet e tyre kulturore dhe edukativo-arsimore.

“Sot nënshkruam marrëveshjen për Qendrën Multifunksionale Inovative që kap vlerën prej 200 mijë euro, kjo qendër do jetë e rëndësishme për të rinjtë e Shtimes. Ky objekt po e përmbush njërën nga objektivat e mia si kryetar qe kisha premtim se ata do të pajisen me ketë qendër që do të jetë në funksion te tyre dhe të përpiqemi që përmes marrëveshjes do kemi marrëveshje edhe me universitete tjera publike e private që do ta gjejnë vetën sepse bizneset kanë interes të zhvillojnë rininë. Përfituesi kryesor do të jenë te rinjtë e Shtimes”, tha ai.

Të ngjashme