Simiq për aksionin në veri: Dhunë institucionale kundër serbëve

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, thotë se aksioni i djeshëm i policisë në veri të Kosovës është “një demonstrim klasik i forcës dhe frikësimit të njerëzve të pafajshëm në Mitrovicën veriore”.

“Dërgimi i më shumë se 100 Forcave Speciale të Armatosura për të arrestuar dy persona flet vetëm në favor të faktit se dje kemi vuajtur dhunë institucionale kundër serbëve në Kosovë,” tha ai për TV Pink.

Ky reagim i tij erdhi një ditë pas arrestimeve veri të Kosovës nën dyshimet për fshehje të provave në rastin e vrasjes së politikanit, Oliver Ivanoviq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme