Skandal në zyret e BE-së: Vuçiq pritet me libër “Kosovo i Metohije

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe Presidentit serb, Aleksandar Vucic. Ky i fundit pak para kësaj është takuar me komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ku është parë edhe një dokument “Kosovë dhe Metohija” pranë tyre.

Ky detaj mund të shihet edhe në fotografinë që e ka publikuar vet zyrtari i BE’së në Twitter.

“Diskutim i mirë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic në Bruksel sot, për marrëdhëniet BE-Serbi, luftën kundër COVID-19, dhe përgatitjet për Planin Eonomik. Komisioni Europian do ta parashtrojë atë në vjeshtë dhe bashkëpunimin regjional.”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Kosova e Serbia nga sot kthehen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, gati pas dy vjetëve bllokadë.

Kryeministri Avdullah Hoti ka arritur në ndërtesën e EEAS (shërbimi i jashtëm i BE’së), ku do ta takojë presidentin serb, Aleksandër Vucic me ndërmjetësim të europianëve.

Hoti po shoqërohet atje nga dy zëvendësit e tij, Driton Selmanajn dhe Albulena Balaj – Halimi.

Kryeministri ka arritur në takim pak minuta pas orës 16:00. Në takim si ndërmjetësues nga ana e BE’së është përfaqësuesi special për dialog, Miroslav Lajcak.

Të ngjashme