Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Policinë Ushtarake në FSK

Prishtinë | 16 Maj 2022 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të takohet sot nga ora 11:00 për të diskutuar mbi pikat e papërfunduara nga disa seanca plenare, si dhe përgatitjet për seancën e re plenare.

Gjatë mbledhjes është paralajmëruar të ketë debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend, duke e përfshirë edhe shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin e ligjit për Festa Zyrtare, si dhe Projektligjin për Policinë Ushtarake në FSK.

Më poshtë janë pikat e rendit të ditës.

VI. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill dhe 11 maj 2022:

  1. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

  1. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale,

III. Pika e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:

  1. Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

V. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 12 prill 2022:

  1. Vazhdimi i debatit parlamentar për politikën e jashtme.

VI. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill dhe 11 maj 2022:

  1. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

VII. Përgatitjet për seancë plenare të re të radhës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Komisionarin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
  6. Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit.

VIII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Të ngjashme