Sot mblidhet kryesia e LDK-së

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbledhë sot kryesinë e partisë derisa temë kryesore e takimit pritet të jetë çështja e presidentit, përkatësisht qëndrimi karshi kandidaturës së Vjosa Osmanit për këtë post.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti dhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike, Anton Quni.

Ai ka bërë të ditur se sot do të mblidhet kryesia dhe gjithashtu do të ketë planifikim për takimin e radhës edhe me Vjosa Osmanin.

“Është realizu një takim, LDK e ka përfaqësu kryetari dhe nënkryetari sipas njoftimeve do të ketë edhe një takim të radhës, sot e kemi një mbledhje të kryesisë, është temë që është ka debatohet brenda strukturës, qëllimi jonë është që cilido vendim që do e dimë do ta ruajmë unitetin e LDK-së të grupit parlamentar, sepse kemi pasur përvoja që kemi pas ndryshe. Nuk kemi ende një përgjigje definitive ende po e debatojmë”, ka thënë ai.

Takimi do të mbahet sot në ora 16:30 në selinë qëndrore të Lidhjes Demokratike në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme