Statovci: Mos ndiq vetëm rrugët e shtruara…

Prishtinë | 16 Jan 2021 | 23:01 | Nga Ekonomia Online

Jeta Statovci, është njëra nga 7 kandidatet gra të Listës së Vjosa Osmanit, për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Statovci, e cila ka qenë këshilltare e Osmanit në detyrën e kryetares së Kuvendit, e ka falënderuar Osmanin për mbështetjen dhe shembullin e frymëzimit për gjithë popullin në përgjithësi, e për të gjitha gratë dhe vajzat në veçanti.

“Guximi është akti më i rëndësishëm tek njeriu, për ndryshim tek vetja dhe të tjerët! Sot, duke reflektuar mbi thënien filozofike se ‘’Mos ndiq vetëm rrugët e shtruara, por, shko në një rrugë të pashkelur dhe lërë gjurmë pas’’, ka shkruar ajo në faqen e Facebookut.

Postimi i plotë:

Të nderuar,

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të Republikës së Kosovës.

Guximi është akti më i rëndësishëm tek njeriu, për ndryshim tek vetja dhe të tjerët! Sot, duke reflektuar mbi thënien filozofike se ‘’Mos ndiq vetëm rrugët e shtruara, por, shko në një rrugë të pashkelur dhe lërë gjurmë pas’’! Ndihem e nderuar, se në rrugën e re, atë të guximit, do të dal para qytetarëve për të kërkuar votëbesimin për numrin 48.

Falënderoj Presidenten Vjosa Osmani, për mbështetjen dhe shembullin e frymëzimit për gjithë popullin në përgjithësi, e për të gjitha gratë dhe vajzat në veçanti.

Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës,

Ndjej emocione, aq sa privilegj, që të barti mbi supe përgjegjësinë që potencialisht të jem njëra nga përfaqësuesit e qytetarëve, në institucionin më të rëndësishëm të shtetit. Jam thellësisht e nderuar, po aq sa jam e bindur, se me tërë përkushtimin tim, do të jem zëri i arsyes, kauzës dhe së ardhmes tonë të përbashkët.

Na priftë e mbara!

Sinqerisht,

Jeta Statovci,
Kandidate për Deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

LEXO EDHE:

Të ngjashme