Surroi i gatshëm “të japë kontributin e tij për vendin” – të bëhet pjesë e Qeverisë Kurti

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 22:40 | Nga Ekonomia Online

Publicisti Veton Surroi ka deklaruar se ai është i gatshëm të bëhet pjesë e Qeverisë së re të Albin Kurtit.

Surroi duke shprehur edhe njëherë gëzimin për fitoren e dy partive LVV-së dhe LDK-së, ka thënë se nëse do të ketë ndonjë ofertë do ta pranojë atë për t’u bërë pjesë e Qeverisë Kurti.

“Jam në kontakte me parti të ndryshme, me të gjitha partitë jam në kontakt, me disa me shumë qef edhe për të nda mendime dhe për të shikuar se ku janë proceset, pozicionimi im është gjithmonë i njëjtë dhe prej kohësh i pandryshuar, aty ku edhe për çfarë mund të ndihmojë jam në dispozicion”, tha Surroi, transmeton Gazeta Metro.

“Unë jam në dispozicion për me ndihmu, unë po e shprehi në formën që ë kam bërë që 30 vjet, ai që mendon se unë mund të ndihmojë diçka unë jam aty”, tha Surroi në RTV Dukagjini, transmeton Gazeta Metro.

Fitoren e opozitës në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, z.Surroi e ka quajtur “çlirim të dytë” duke e krahasuar me çlirimin e Kosovës nga Serbia rënien në opozitë të tri partive të dala nga lufta.

Surroi po ashtu është i gatshëm të ndihmojë Kurtin edhe në çështjen e dialogut me Serbinë, duke qenë krejtësisht në vijë me qëndrimet e kryetarit të Vetëvendosjes me deklarimet se Kosova nuk duhet të lëshojë pe në asgjë në raport me vendin tonë fqinj armiqësor.

Të ngjashme