Syla i shkruan Kurtit: Serbia veç që s’po bën edhe parada ushtarake në Kosovë

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka reaguar ndaj raportimeve se xhandarmëria serbe po cenon territorin e Kosovës, duke mos respektuar kufirin shtetëror.

Ai e ka pyetur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për atë që po ndodh me shkeljet kufitare. “Çka po ndodh me kufirin z, Kurti?”, ka shkruar ai.

Syla ka thënë se domethënia e taksës ishte kufirit. Sipas tij, Serbia ishte detyruar ta respektojë kufirin përmes taksës.

“Nëse nuk e dite apo nuk dashte me ditë “taksa ” kishte kuptim kufirin. E detyruam Serbinë me e respektu kufirin përmes taksës. E rujtem kufirin prej të huajve e prej politikanëve tonë? E tash ti? Ky është agresion mbi sovranitetin e vendit? Përderisa ti krenohesh me 100 ditëshin tënd, gardhi u thye. Serbia veç që s’po bën dhe parada ushtarake në Kosovë”, ka shkruar Syla.

Deputeti Syla i ka thënë Kurtit se Serbia ia hetoi jovendosmërinë dhe krijoi avantazh ndaj Kosovës. “Të morën erë në qafë dhe e hetuan dobësinë e jovendosmërinë tënde o Albin. Populli thotë: Fshati digjet e plaka krihet”, ka shkruar ai

Të ngjashme