Tahiri në Obiliq, takohet me kryetarin Gashi

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 15:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri gjatë së martës ka qëndruar në komunën e Obiliqit, raporton Ekonomia Online.

Tahiri është pritur në takim nga kreu i kësaj komune, Xhafer Gashi.

Në këtë takim, mes tjerash, u diskutua për nevojën e thellimit të bashkëpunimit në mes institucioneve të nivelit qendror dhe atyre lokale, Kryetari Gashi njoftoi zëvendëskryeministrin Tahiri, për zhvillimin e projekteve në komunën e Obiliqit, për sfidat me të cilat jemi ballafaquar gjatë situatës me pandeminë globale Covid-19.

“Për së afërmi u njihem me disa nga projektet në Komunën e Obiliqit, duke filluar me Bibliotekën e Qytetit, Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri“ dhe Sheshin “Dëshmorët e Kombit”, po ashtu, punimet e parkut tek ish-restauranti i KEK-ut, me ç’rast mbollëm tre drunj, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në pastrimin e ajrit dhe mbrojtjen e mjedisit”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se nga ky takim, janë dakorduar që të vazhdojë koordinimi i përbashkët në funksion të realizimit të projekteve të rëndësishme në shërbim të qytetarëve!

“U zotova se Qeveria do të jetë afër Komunave në këtë kohë, kur ekonomia lokale ka probleme serioze dhe nuk do të ndalim përpjekjet për t’i evituar ato. Para së gjithash të mundësojmë një ambient më të favorshëm për investime dhe shërbime më të mira për qytetarët”, ka thënë ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme