Tahiri: Qeveria të angazhohet më shumë për familjet e viktimave nga aksidenti në Kroaci

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 16:38 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se Qeveria nuk ka vullnet të diskutojë për raportin 100 ditësh të punës. Tutje, Tahiri kërkoi angazhim më të madh nga ekzekutivi për t’i ndalë në ndihmë familjeve të viktimave dhe të lënduarve të aksidentit në Kroaci, raporton Ekonomia Online.

“Ditën e hënë do të jetë seancë e re për raportin 100 ditësh të qeverisë. Është hera e parë që një kryeministër nuk e procedon 100 ditëshin në Kuvend. Mendoj që është thyerje e Kuvendit të Kosovës. Edhe procedimi i një raporti para deputetëve do të ishte i rëndësishëm. Ne kemi pritur një muaj ku Qeveria do të procedojë për raport. Ne kemi kërkuar ky raport të sillet në Kuvend. Ne nuk presim mrekulli për 100 ditë qeverisje. Meqenëse kjo ka munguar dhe do t’i  përdorim mekanizma parlamentar ta vëmë në lëvizje këtë Qeveri sepse është e paaftë dhe angazhimin e ka me vështirësua jetën e qytetarëve”.

“Është një shfajësimi i pozitës. Raporti i 100 ditëshi e dorëzon në Kuvend çdo kryeministër. Ne e shohim mos vullnetin e kësaj qeverie për ta diskutuar këtë raport sepse nuk ka angazhim të kësaj qeverie. Po na del që programi i tij të jetë fontanë dëshirash sepse asnjëra në këtë 100 ditësh nuk është realizuar”.

“Në rishikimin e buxhetit kemi pasur një mori vërejtjesh. Kemi pasur vërejtje edhe sa i përket mbulimit të shpenzimeve sa i përket sektorit sundimit të ligjit. Dhe ky buxhet nuk i plotëson nevojat e qytetarëve. Se si do të votojmë do të vendosim në Grupin Parlamentar” tha Tahiri.

Ai tha se nga qeveria kanë parë vizitë në Kroaci që është mundësuar nga KFOR-i kroat.

“Angazhimin e kemi parë nga qeveri e Kroacisë. Çka kërkoj nga Qeveri është t’iu dalë në ndihmë këtyre familjeve”.

Të ngjashme