Tahiri takon homologët nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi

Prishtinë | 27 Tet 2017 | 11:34 | Nga

Në kuadër të pjesëmarrjes në forumin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka zhvilluar takime bilaterale me homologen e tij nga Shqipëria, Etilda Gjonaj, atë të Maqedonisë, Bilen Saliji, si dhe ministrin e Malit të Zi, Zoran Pazin.

Gjatë këtyre takimeve, ministrat kanë biseduar rreth reformave në fushën e drejtësisë, rritjes së bashkëpunimit bilateral në çështjet penale dhe civile, si dhe për bashkëpunimin në procesin e integrimit evropian.

Tahiri ka shprehur gatishmërinë për të ndarë përvojat e Republikës së Kosovës dhe për të përkrahur përpjekjet reciproke me vendet fqinje për fuqizimin e sundimit të ligjit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme