Tahiri-Vitisë: Pse nuk po e nënshkruani kontratën për blerjen e vaksinave?

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 10:55 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia se kur do të nënshkruaj kontratën për blerjen e vaksinave, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, nëse Vitia nuk merr një vendim të tillë atëherë tha se dyshimet për keqpërdorim dhe korrupsion janë parime.

Tahiri ka kërkuar edhe faljen e gjobave për të gjitha bizneset që janë dënuar gjatë pandemisë derisa ka kërkuar rezolutë për këtë

Ai e ka quajtur qeverinë Kurti si më të dobëtën pasi që nuk ka sjellë program qeverisës.

“Sot jam këtu për të adresuar te kryeministri Kurti dy tema jetik për vendin e para ka të bëjë me vaksinat”.

“Në buxhetin e MSh-së i keni mjetet për të nënshkruar kontratën, kur ki me nënshkruar kontratën ne kemi nevojë qeveritare dhe nuk po lypim me pa kontratën ne dhe blini 1.5 milionë vaksina dhe nëse nuk veproni dyshimet tona për korrupsion dhe keq menaxhim janë parime”.

“Keni marr vendim te gabuar për mbylljen prej 12 ditësh dhe ne kërkojmë që të gjitha bizneset që janë gjobit që të ju falen gjobat. Ju keni mbet Qeveria më e dobët që 45 nuk keni sjell programin”.

Të ngjashme