Takimi i Abdixhikut me Kosnett, mësohet se çka u bisedua

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për një takim të mbajtur të martën ndërmjet tij, dy nënkryetarëve të LDK’së dhe ambasadorit gjerman në Kosovë, Jörn Rohde.

Diçka të tillë e ka njoftuar Abdixhiku, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, teksa deklaroi se është diskutuar me Rohden-n për qasjen e LDK’së në opozitë/

“Bashkë me Shqipen [Shqipe Mjekiqi, nënkryetare e LDK’së] dhe Besianin [Besian Mustafa, nënkryetar i LDK’së] e mirëpritëm ambasadorin Jorn Rohde. Ne diskutuam idetë e LDK’së dhe qasjen tonë në opozitë. E falënderuam ambasadorin për mbështetjen e jashtëzakonshme që ia ofron Gjermania shtetit tonë”, tha ai.

Po ashtu, përgjatë ditës së sotme Abdixhiku e ka takuar Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

“U takuam sot me Ambasadorin Kosnett. Kishte një diskutim shumë të frytshëm. Ambasadori u informua për rolin tonë konstruktiv në opozitë dhe planet tona për të reformuar dhe forcuar LDK-në për shumë sfida përpara”, njoftoi kreu i LDK’së nëpërmjet ‘Twitter’-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme