Tallet këshilltarja e Pacollit: Qoma lokacionin, ose dal para trenit

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Situata e krijuar pas kthimit të deputetit të AKR-së, Behgjet Pacolli nga Zvicra ka ndikuar që edhe këshilltarja e tij të gjejë kohë për ‘tallje’.


Rejhane Vuniqi tha se konferenca e sotme e Ushtruesit të Detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ishte patetike, ku kishte kërkuar nga të gjithë gazetarët për të kërkuar lokacionin e Pacollit.

Postimi i plotë:

Qoma lokacionin ose dal para trenit ……sa patetike u duk sot konferenca e U.D. i Ministrit të Punëve të Brendshme ku i kishte mbledhë të gjithë gazetarët për të ia kërkuar lokacionin Presidentit Pacolli ose përndryshe bohet nami. Po për mjekët serbë që hynë sot në Kosovë, a e dijmë lokacionin dhe a duhet edhe ata të karantinohen apo ska nevojë se ata skanë me votu????

Të ngjashme