Të dielën përfundon procesi i rinumërimit, mbesin edhe 100 vendvotime

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimi të vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i, raporton Ekonomia Online.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së tha se sipas të dhënave të fundit, vetëm të shtunën deri në orën 16:00 janë rinumëruar 67 vendvotime.

Ai më tej ka sqaruar se numri i vendvotimeve që janë rinumëruar nga pasditja e 13 nëntorit dhe deri më tani është 1307 apo 92.89%.

Elezi thotë se kanë mbetur edhe 100 vendvotime për t’u rinumëruar dhe ky proces pritet të përmbyllet deri nesër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme