Të pavendosur për Kadri Veselin

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 08:12 | Nga

Koalicioni PAN ende nuk ka vendosur se kush do të jetë kandidat për kryeparlamentar. PDK-ja, së cilës i takon kjo pozitë, ende nuk e ka bërë të qartë nëse Kadri Veseli do të jetë kandidati i tyre për këtë pozitë të lartë shtetërore, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Ndonëse sipas aktgjykimit të nxjerrë nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2014 posti i kryetarit të Kuvendit i takon koalicionit ose partisë fituese të zgjedhjeve (në këtë rast, koalicionit PDK-AAK-Nisma), ky i fundit ende nuk ka vendosur se kë do ta ketë kandidat për këtë pozitë.

Emri më i lakuar për këtë pozitë është i shefit të PDK-së Kadri Veselit, i cili në mandatin e fundit të Kuvendit ka qenë në krye të këtij institucioni, shkruan tutuje Gazeta “Zëri”.

Përfaqësues të koalicionit më të madh PDK-AAK-Nisma pohojnë se pozita e të parit të Kuvendit i takon PDK-së, porse ende nuk është caktuar se kush do të jetë aty.

Nga ana tjetër, partnerët e PDK-së në koalicion konfirmojnë se do ta mbështesin cilindo kandidat për kryetar të Kuvendit, qoftë ai edhe Kadri Veseli.

Kurse dy partitë e tjera, LVV-ja e LDK-ja, duke mos saktësuar nëse do ta votojnë apo jo një kandidat nga PAN-i, kanë thënë se nuk e mbështesin konceptin politik të këtij koalicioni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme