Tërmkolli: E djathta kombëtare ka ra me rënien e LDK-së në duar të “Soros-istëve” e “Ora-istëve”

Prishtinë | 21 Mar 2021 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Ish anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka treguar se cilat janë arsyet e saj për rënien e këtij subjekti.

“E djathta kombëtare në Kosovë si formacion politik edhe formalisht ka ra me rënien e LDK-së në duar të “Soros-istëve”, “Ora-istëve” “Riinvest-ëve” dhe pakurrizorëve tjerë që e quanin veten rugovistë. Në një Kosovë me shumicë djathtiste!”

“Bravo Fatmir Sejdiu e Nexhat Daci! Bravo Sabri Hamiti e Isa Mustafa & Co! Bravo Vjosa Osmani & Co! Bravo akademikë të LDK-së! U realizua pikë për pikë plani e projekti i Akademisë së Serbisë! Këtu jemi!”, ka shkruar Tërmkolli në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme