Tërmkolli: Kur e çuan në 12%, LDK-në edhe mund ta shuajnë krejt

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 21:48 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja, Melihate Tërmkolli, ka hedhur kritika ndaj udhëheqësve aktualë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Tërmkolli ka thënë se kur të tjerët kanë qenë në gjendje ta ulin LDK-në në 12%, edhe mund ta shuajnë krejt këtë parti.

Ajo ka hedhur kritika ndaj Abdixhikut, që morën pjesë në votimin e Vjosa Osmanit – presidente. Jo për shkak të prezencës së tyre në sallë, por që nuk votuan pro zgjedhjes së saj.

“Kam kritika edhe për faktin që morën pjesë në sallë e nuk votuan pro. Kur të marrësh vendim për të qenë në sallë, bile voto pro Vjosa Osmanit”, ka thënë Tërmkolli.

Të ngjashme