Thaçi: Marrëveshja finale me Serbinë do të jetë hap pozitiv për zhvillimin e Kosovës

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 13:50 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në ngjarjen “Women in Energy Scholarship Program”, organizuar nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit–MCC, raporton Ekonomia Online.

Thaçi tha se ndarja e këtyre bursave në vlerë prej 1 milionë euro do të ndihmoj gratë dhe vajzat kosovare që të studiojnë në ShBA e pastaj vendi të ketë ekspert në fushën energjisë.

“Nga raportimet në medie me të drejt fitohet përshtypja se politika merret me taksen, dialogun etj, por temë e rëndësishme për ne është arsimimi dhe punësimin i të rinjve. Në vitet e pas Pavarësisë kemi investuar rreth 200 milionë euro në infrastrukturën shkollore. Kemi rritur pagat e punëtorëve të arsimit dhe sot kanë të ardhura të dinjitetshme. Ne jemi dëshmitar të mosbalancimit të tregut të punës dhe të diplomuarve. Në njërën anë kemi papunësi e në anën tjetër kemi kompani qe kërkojnë punëtorë”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se 1 milionë euro të ndara për bursa për vajzat dhe gratë do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe do të prekin jetën e shumë vajzave dhe grave.

“Në disa degë të fakulteteve ka mungesë të vajzave. Ju sot i keni ndarë 1 milionë euro për bursa për vajzat dhe grat e Kosovës që të studiojnë në Amerikë dhe në këtë mënyrë ju po ndikoni në zhvillimin ekonomik. Si president  jam krenar që sot po shoh rezultatet e para të kësaj marrëveshje, jam i gëzuar që këto fonde do të prekin jetën e shumë grave dhe vajzave”, tha Thaçi, raporton EO.

Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë ku ka thënë se marrëveshja finale do të jetë hap për zhvillimin e Kosovës.

“Kosova është shumë me fat që ka përkrahje nga ShBA. Unë të premten e takova kryetarin e kongresit dhe kongresmenin Engel, të gjithë janë të fokusuar të na ndihmojnë që të arrijmë një marrëveshje me Serbinë. E di që dialogu nuk i rrit votat, por unë e kam interesin nacional para votave. Ndihma gjeneroze e MCC-së do të arrij qëllimin vetëm nëse Kosova është në paqe me vetën dhe fqinjët e vet. Asnjë investitor nuk vjen në një vend ku flitet për luftë. Ëndrra përfundimtare e Kosovës realizohet vetëm nëse dalim nga kjo gjendje e status kuos”, u shpreh Thaçi.

Të ngjashme