Thaçi mohon se është ftuar nga Gjykata Speciale

Prishtinë | 09 Shk 2019 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mohuar se është ftuar nga Dhomat e Specializuara.

Ai e ka quajtur shpifje qëllimkeqe artikullin e gazetës serbe “Novosti”, e cila raportoi sot.

Ja postimi i plotë i tij:

Artikulli i gazetës serbe “Novosti”, ku përmendet edhe emri im si kinse i ftuar nga Dhomat e Specializuara, është i pavërtetë dhe shpifje qëllimkeqe. Nëse do të ftohesha, pa asnjë hezitim do t’i përgjigjesha ftesës, në çdo moment, si të gjithë bashkëluftëtarët tjerë. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe projekti më madhor politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Krenohem me UÇK-në. HTH

Të ngjashme