Thaçi në Bruksel flet hapur kundër taksës 100 % ndaj Serbisë

Bruksel | 19 Dhj 2018 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar sot pas takimit në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor për ngritjen e taksës prej 100% nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe dhe ato që vinë nga Bosnja e Hercegovina.

Pas takimit Thaçi është pyetur nga gazetarët nëse në këtë takim është folur për taksën e ngritur nga Kosova ndaj Serbisë.

Insajderi.com shkruan se presidenti i Kosovës ka dalë hapur kundër taksës së vendosur nga Qeveria Haradinaj.

Ka thënë se në këtë takim është folur për të gjitha çështjet, pavarësisht kohës së limituar.

Mes tjerash ka thënë se problemet mes dy vendeve do të punojnë që t’i tejkalojnë duke mos e kushtëzuar njëra-tjetrën.

“Kemi diskutuar për të gjitha çështjet në rajon kanë qenë të gjithë liderët aty, megjithatë koha ka qenë e limituar”.

“Gjithashtu problemet aktuale që janë në mes dy vendeve tona do të punojmë maksimalisht t’i tejkalojmë ato, normalisht duke mos e kushtëzuar njëra-tjetrën”, ka deklaruar Thaçi

Thaçi në Bruksel shpreh zhgënjim për mosheqjen e vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencë për media pas takimit me liderët e rajonit ka thënë se ishte një takim dhe mundësi e mirë për Ballkanin Perëndimor.

Thaçi ka thënë se ka shprehur zhgënjimin e madh që Kosova ka pasur për liberalizmin e vizave.

“Falënderoj Mogherinin për këtë takim dhe për mundësinë që i dha Ballkanit Perëndimor për nevojat dhe vizionin që e kemi për vitet e ardhshme. Vlerësoj se rajoni ka pasur suksesin solid. Theksova zhgënjimin e madh që Kosova ka pasur për liberalizmin e vizave”, ka thënë ai.

Sipas Presidentit, Kosova e ka rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Kosova ka kryer obligimet e veta tash BE-së dhe shtete anëtare duhet të marrin vendimet në javët dhe muajt e ardhshme. Besoj se ky vendim do të merret në javët e ardhshme, do të merret shumë shpejt”, ka thënë presidenti pas”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme