Thaçi pret ambasadorët e Quintit, thërret për respektim të institucioneve të pavarura

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ambasadorët e Quintit dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, ku sipas një cicërime në Twitter, është diskutuar për rimëkëmbjen ekonomike pas kalimit të situatës me COVID-19 në Kosovë.

Thaçi po ashtu ka thënë se respektimi i institucioneve të pavarura është jetik për demokracinë. Me këtë i është referuar vendimit që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese për dekretin e tij në lidhje ne mandatarin për formimin e qeverisë së re.

Të ngjashme