Thaçi takohet me Konteshën e Wessexit Sophie Helen, flasin për të mbijetuarit e dhunës seksuale

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 09:09 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentit, Hashim Thaçi ka pritur në takim Konteshën e Wessexit, Sophie, raporton Ekonomia Online.

Takim Thaçi-Sophie është zhvilluar në zyrën e të parit të shtetit. Të dy nuk janë deklaruar për atë se çka kanë diskutuar në takim.

Rreth këtij takimi njoftoi Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, derisa bënë të ditur që Presidenti Thaçi dhe Kontesha Sophie, diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit për ta sfiduar stigmën që po lëndon të mbijetuarit e dhunës seksuale.

”Këtë mëngjes, Lartësia e saj Mbretërore, Kontesha e Ueseksit u takua me Presidentin e Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e tij, Hashim Thaçi, në fillimin e vizitës së saj në Kosovë. LSM Kontesha e Ueseksit dhe Presidenti i Kosovës diskutuan për nevojën për të punuar bashkërisht për ta sfiduar stigmën që ende i lëndon të mbijetuarit e dhunës seksuale të lidhur me konfliktin (CRSV) dhe për kompensim përkatës financiar dhe mbështetje të specializuar”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Britanike.

Të ngjashme