Thaçi: Ushtria e Kosovës e pakthyeshme, pavarësisht diskutimeve

Prishtinë | 16 Dhj 2018 | 12:39 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përgëzuar Kuvendin e Kosovës, për votimin e projektligjeve për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Thaçi, në konferencë për media, para nisjes për në New York, ku do të përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se pavarësisht diskutimeve në Këshillin e Sigurimeve, formim i Ushtrisë sipas tij, është proces i pakthyeshëm, raporton Ekonomia Online.

“Pjesëmarrja e komuniteteve në Ushtrinë e Kosovës është pozitive, kemi 10% nga komunitetet, 5% nga komuniteti serb. Ushtria e Kosovës do të prodhojë më tepër paqe dhe stabilitet. Themelimi i ushtrisë pavarësisht diskutimit qe do të ndodhë në Këshillin e sigurimit është proces i pakthyeshëm. Nëse Serbia është e zemëruar me formimin e ushtrisë, serbët e Kosovës janë rehat me themelimin e ushtrisë”, tha presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, raporton EO.

“Ajo çka dua të theksoj është vendimi i institucioneve për themelimin e ushtrisë është një vendin historik i drejt në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës, në përputhshmëri të plotë me mandatin ligjor, ka qenë një ditë e mrekullueshme me votim unanim në Kosovë. Vendimi për ushtrinë ka bashkuar spektrin politik, ndihem mirë që ushtria është themeluar pas punës dhe angazhimet e mëdha me partneret ndërkombëtarë”, shtoi kreu i vendit.

Ai foli edhe për dialogun ku tha do të ketë njohje reciproke nga ana e dy shteteve, sipas tij, vendimi i Kuvendit për rezolutën dhe mbështetjes së partnerëve, sipas tij, do të mbyllë këtë kapitull që solli gjenocid në Kosovë.

“Pas themelimit të ushtrisë lajmi tjetër i rëndësishëm është edhe votimi në kuvend nga deputetet të një rezolutë dhe një ekipi sa më të gjerë politik duke i krijuar mundësi edhe shoqërisë civile për tu përgatitur për fazën e fundit për dialogun me Serbinë. Ky do të jetë dialogu final dhe do te rezultojë me marrëveshje të përhershme dhe njohje reciproke”, u shpreh Thaçi.

Ai tutje ka thënë se Ushtria e vendit do ti kontribuojë paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon.

Të ngjashme