U përmend si kandidat i LDK-së për Kryeministër, reagon Skënder Hyseni

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Emri i tij u lakua në media si kandidat i LDK-së për Kryeministër të vendit, por gjë të tillë u mohua nga anëtari i kryesisë së kësaj partie, Skender Hyseni.

Sipas tij, kjo çështje nuk është shtruar asnjëherë në organet e partisë dhe se të gjitha janë vetëm spekulime.

“Duke respektuar pafundësisht lirinë e medias, parim ky të cilin unë e kam të shenjtë, jam i detyruar që të shpreh indinjatën time me spekulimet e sotme qe kanë lakuar emrin tim si kandidat i LDK-së për Kryeministër. Interesimit të shumë gazetarëve sot po u përgjigjem përnjëhere! Kjo çështje nuk është shtruar asnjëhere në organet e partisë. Nuk jam unë kandidat! Pra, janë spekulime dhe asgjë më shumë, e të cialt vijnë nga qarqe të caktuara që për synim të vetëm kanë krijimin e hutisë dhe konfuzionit”, ka shkruar Hyseni në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Tutje, ai ka shtuar LDK do të vendos për kandidatin, vetëm pasi të ketë marrë mandatin për të krijuar qeverinë duke respektuar procedurat kushtetuese.

Të nderuar miq dhe qytetarë,Duke respektuar pafundësisht lirinë e medias, parim ky të cilin unë e kam të shenjtë, jam i…

Gepostet von Skender Hyseni am Freitag, 17. April 2020

Të ngjashme