Universiteti Evropian i Tiranës nderon Thaçin me titullin “Doktor Honoris Causa”

Prishtinë | 15 Shk 2018 | 13:53 | Nga

Njëri nga Universitet më të mëdha në Shqipëri, Universiteti Evropian i Tiranës, në prag të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do të nderoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin me titullin “Doktor Honoris Causa”.

Në Presidencë kanë konfirmuar se Thaçi tashmë ka udhëtuar për në Tiranë, ku do të merre pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Doktor Honoris Causa” nga Universiteti Evropian i Tiranës.

Thaçi më herët të njëjtin çmim e ka pranuar edhe nga Universiteti shtetëror i Tiranës, i Tetovës dhe shumë Universitete tjera në rajon dhe botë.

Të ngjashme