Veseli: Edhe Fushë-Kosovës i duhet ndryshimi

Fushë-Kosovë | 27 Sht 2017 | 18:46 | Nga

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dhe kandidati i PDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Adem Zogiani, kanë zhvilluar të mërkurën aktivitete elektorale në këtë komunë.

“Edhe Fushë Kosovës i duhet ndryshimi. I duhen parqe e gjelbërim dhe një përkujdesje më e madhe për ambientin e ajrin”, ka thënë Veseli.

“Me qeverisjen e Adem Zogjanit, Fushë Kosova do të ketë më pak ndotje, më tepër mundësi për të rinjtë, rehati më të madhe për të moshuarit dhe më shumë hapësirë për bizneset”, ka theksuar kreu i PDK-së.

Veseli e Zogiani kanë ecur nëpër rrugët e Fushë-Kosovës, me ç’rast kanë takuar dhe biseduar me qytetarë. Ata kanë vizituar gjithashtu disa biznese të këtushme.

Image may contain: 4 people, people smiling, people sitting and indoor

Image may contain: 7 people, people smiling, people sitting and indoor

Image may contain: 8 people, people smiling, people standing

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme