Veseli: Ndërkombëtarët e përkrahin Tribunalin – s’fitoj poena politikë, veç kërcënime

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 12:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vizituar lokacionin ku do të ndërtohet Memoriali i dëbimit të shqiptarëve nga forcat serbe, raporton Ekonomia Online.

Veseli tha se ndërkombëtarët e përkrahin Tribunalin për krimet serbe në Kosovë.

“Nëse flasim për drejtësi, kriminelët do të përgjigjen para drejtësi, normal që do të përkrahet nga ndërkombëtarët”.

“Duke nisur nga kongresi amerikan, besoj që të gjitha parlamentet të diskutojnë për këtë çështje. Nuk ka mundëso që të heshtet dhe të fshehët krimi, por duhet të punojmë në mënyrë profesionale”.

“Nuk është vonë, prej dhjetorin janë dorëzuar të gjitha dosjet nga UNMIK-u dhe EULEX-i, vonë janë ata që tutje prej hijes vet”.

“Kjo është e drejta e jonë, kriminelët nuk kemi me i lënë me fjet shlirë. Kosova ka kapacitet edhe do t’i arrestojmë ku do që janë”.

Kreu i Kuvendit shtoi se nuk ka marrë iniciativë për formimin e Tribunalit për të fituar poena politikë, por që nga kjo ide mund të marrë vetëm kërcënime.

“E ndjej vet fajtorë para çdo femre të dhunuar që nuk kemi pas mundësi t’i mbrojmë. Kjo nuk është garë mes nesh. Për çdo fjalë që e flas nuk fitoj poena, ndoshta përfitoj veç kërcënim, por nuk e kam dert”.

“Shqiptarët kanë pasur dëbime në mënyrë historike, kujtojmë Sanxhakun, ikjen nga nga Nishi. Kjo pjesë ka qenë e banuar me shqiptarë, mëhalla e Muhaxherëve nga prishtinasit me të vjetër kanë ardhur nga ajo zonë”.

“Jam këtu për të dëshmuar se do të marrim këto vendime që janë të drejta që e vërteta të del në shesh. Ky stacion i trenit do të shndërrohet në muze të depërtimit. nuk jemi hakmarrës, por Tribunali do të ndodh. Do të përgjigjen dhunuesit, masakruesit. Serbia ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve”.

“Si qenie njerëzore, si bashkëluftëtarë kam marrë këtë iniciativë. Të gjitha këto i kam përjetuar edhe vet. Në malet tona rreth 500 veta vini në bjeshkën e Berishës me nga 5 kg në qese, për të mbajtur dhjetar familje, ne arritëm të mbrojmë ato familje”.

Ali Kadrolli, i cili personalisht me familje e kishte përjetuar dëbimin e dhunshëm me tren, ka rrëfyer se si i ka hipur nëpërmjet dritareve të trenit prindërit e tij të cilët më pas janë depërtuar për në Maqedoni.

Ai tha se kjo iniciativë e kryeparlamentarit Kadri Veseli është shumë e qëlluar dhe do të mbetet gjithmonë në kujtesën e qytetarëve.

Të enjten Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën për Tribunalin për krimet e luftës të kryera nga Serbia në Kosovë.

Kjo seancë mbahet me vetë nismën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/474358930062974/UzpfSTU4MjY1NTcwNTExMTYyOTpWSzo0NzQzNTg5MzAwNjI5NzQ/

LEXONI EDHE:

Të ngjashme