Veseli uron 8 marsin, rithekson zotimin për fuqizimin politik, ekonomik dhe social të grave

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar për 8 mars, të gjitha nënat, motrat e vajzat, duke cekur rolin vendimtar të grave në shoqëri, jo vetëm si nëna që edukojnë brezat e ardhshëm, por edhe si protagoniste në çdo sferë të jetës.

Veseli, në Ditën Ndërkombëtare të Grave, ka ritheksuar zotimin se do të angazhohet në fuqizimin politik, ekonomik dhe social të grave në mënyrë që ato të marrin vendin e merituar në shoqërinë kosovare.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

Për 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Grave, urime për të gjitha nënat, motrat e vajzat tona. Në këtë ditë, lartësojmë rolin vendimtar të grave në shoqëri; jo vetëm si nëna që edukojnë brezat e ardhshëm, por edhe si protagoniste në çdo sferë të jetës.

Përulemi ndaj të gjitha grave që kanë luftuar për liri dhe që kanë bartur mbi supe një pjesë të përpjekjes së popullit tonë për të ruajtur identitetin kombëtar dhe për të fituar të drejtat e veta.

Duke ua uruar këtë festë, ritheksoj zotimin tim për t’u angazhuar në fuqizimin politik, ekonomik dhe social të grave në mënyrë që gratë të marrin vendin e merituar në shoqërinë kosovare.

Të ngjashme