Veseli zbulon pllakat përkujtimore në kullat e rezistencës, shtëpinë e Sali Jahut dhe atë të Alush Gradicës

Prishtinë | 06 Sht 2020 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka qëndruar sot në Has ku edhe ka bërë zbulimin e pllakave përkujtimore në kullat e rezitencës, shtëpinë e Sali Jahut në Nikoliq dhe atë të Alush Gradicës në Vlahën.

Veseli është shprehur mirënjohës për ndihmën e pakursyer në kohët e veshitra.

Postimi i plotë:

Çdoherë kënaqësi e nder i veçantë të jesh mes banorëve të fshatrave Nikoliq e Vlahën dhe të Hasit në përgjithësi. Dikur, rrugë të furnizimit të UÇK-së, ku të rinjtë i shtuan radhët e saj, dhe ku shumë shtëpi u shndërruan në baza të fuqishme të luftës çlirimtare.

Në shenjë falënderimi, zbuluam pllakat përkujtimore në kullat e rezistencës, shtëpinë e Sali Jahut në Nikoliq dhe atë të Alush Gradicës në Vlahën. Gjithmonë mirënjohës për ndihmën e pakursyer në kohët e vështira. Hasi, si tërësi e trojeve shqiptare, dha shumë luftëtarë, dëshmorë e martirë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Të ngjashme