Vetëvendosje me qëndrim zyrtar: Nuk ka asnjë pengesë që Albin Kurti të jetë kandidat për deputet

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në faqen e saj zyrtare në Facebook pas konfuzionit në lidhje me pamundësinë kushtetuese të kandidimit të Albin Kurtit për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo parti politike ka konsideruar që atij “nuk i mohohet dhe as nuk ka ndonjë pengesë që të jetë kandidat për deputet apo kryeministër.”

Vetëvendosje ka paralajmëruar mbledhje të shpejtë të Këshillit të Përgjithshëm për ta shpallur kandidaturën e z.Kurti, i cili kishte qenë kandidat për kryeministër dhe bartës liste nga kjo parti edhe në katër palë zgjedhjet e fundit.

14 shkurti do të jetë ditë kremte sepse atë ditë përfundon politika e vjetër dhe qeverisja e keqe, e fillon ajo për të cilën qytetarët e kanë ndarë mendjen, dhe atë me referendum popullor.” – shkruan kjo parti.

Reagimi i plotë:

Gjykatës iu jemi drejtuar për paligjshmërinë e Qeverisë dhe mandatin e Etem Arifit si i dënuar me burgim. Gjykata i konfirmoi në plotni pretendimet tona. Qeveria Hoti ishte e paligjshme. Mandati i të dënuarit me burgim ishte i paligjshëm. Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk i mohohet dhe as nuk ka ndonjë pengesë që ai të jetë kandidat për deputet apo kryeministër. Shumë shpejtë Këshilli i Përgjithshëm do të mblidhet e kandidatura do të shpallet. 14 shkurti do të jetë ditë kremte sepse atë ditë përfundon politika e vjetër dhe qeverisja e keqe, e fillon ajo për të cilën qytetarët tashmë e kanë ndarë mendjen, dhe atë me referendum popullor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme