VV mbledh nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme

Prishtinë | 23 Jan 2017 | 17:56 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur t’i marrë nënshkrimet nga koalicioni opozitar AAK-Nisma, derisa bëjnë përpjekje që t’i marrin edhe 9 nënshkrime për ta mbajtur një seancë të jashtëzakonshme lidhur me procesin e dialogut me Serbinë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se Mustafa e Thaçi nuk kanë mandat për këtë dialog.

“Nuk mund të shkojnë në Bruksel pa folur fare për këtë gjë në Prishtinë. Ne kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje. Kjo seancë duhet të mbahet që sonte dhe grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje po angazhohet për mbledhjen e nënshkrimeve për organizimin e saj”, tha ai.

Kurse, Albulena Haxhiu i ka thënë se kanë mbledhur 31 nënshkrime dhe po bëjnë përpjekje që t’i marrin edhe 9 të tjerë në mënyrë të mbahet një seancë e jashtëzakonshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme