Visar Ymeri takohet me Qëndron Kastratin

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 09:24 | Nga

Kryetar i dorëhequr i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, është parë në orët e vona të së dielës në një lokal në rrugën B në Prishtinë.

Bashkë me Ymerin ka qenë edhe kryetari i ri i Dardanës, Qëndron Kastrati.

Pas përçarjeve të fundit në Vetëvendosje, mediat çdo takim të anëtarëve të Vetëvendosjes me njëri – tjetrin e kanë raportuar edhe si përcaktime të aktivistëve të Vetëvendosjes se cilit krah i takojnë.

Por, në një prononcim të shkurtër për Klan Kosovën, Kastrati ka thënë se ai takohet me të gjithë në Vetëvendosje pa përjashtim.

Përçarjet në Vetëvendosje u shfaqën pas bërjes publik të një mesazhi të Aida Dërgutit në një grup privat në Viber ku e quante “mut”, Albin Kurtin.

Qysh nga atëherë në Vetëvendosje kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre shumë figura të rëndësishme, përfshirë Ymerin, dhe dy nënkryetarët – Dardan Sejdiun e Aida Dërgutin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme