Vitet e pavarësisë, apo vitet e mbrapshta?

Prishtinë | 18 Shk 2017 | 09:16 | Nga

Edhe pas nëntë vjetëve pavarësi Kosova ballafaqohet me zhvillim të ulët ekonomik dhe shkallë të lartë të papunësisë.

Korrupsioni, si dhe krimi i organizuar për çdo vit e “njollosin” vendin në raportet ndërkombëtare, për pasojë të së cilës, duke përfshirë këtu edhe mosratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, po shtyhet liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian.

Ky është vlerësimi i njohësve ndërkombëtarë dhe vendorë për Kosovën nëntë vjet pas shpalljes së Pavarësisë, duke shtuar se shteti më i ri në Evropë vazhdon të përballet me probleme të vjetra.

Kurse si suksese të këtyre nëntë vjetëve përmenden konsolidimi i institucioneve, zgjedhjet demokratike, përpjekjet për integrimin e minoriteteve, si dhe 113 njohjet ndërkombëtare, shkruan Zëri.

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e këtij institucioni për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka thënë për “Zërin” se pas finalizimit të Marrëveshjes për Stabilizim-Asocim (vitin e kaluar) dhe vetëm disa hapa larg drejt rrugës së liberalizimit të vizave ka arsye të mira për ta festuar Ditën e Pavarësisë.

Madje Lunacek ka thënë se në këtë ditë duhet të përkujtohet ish-presidenti Ibrahim Rugova, që sipas saj, është një simbol i luftës jo të dhunshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme