Vjosa Osmani për shtëpinë luksoze në Marigona Hill: Është e vogël

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 22:49 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga Lista e Vetëvendosjes, Vjosa Osmani ka mohuar se ka shtëpi qindra mijëra euroshe në Marigona Hill, siç deklaroi Daut Haradinaj i AAK’së, transmeton Periskopi.

Mirëpo në debat e sipër në RTV Dukagjini, Osmani tha se e ka marrë atë shtëpi, siç thotë ajo është e vogël.

‘’Jo nuk kam shtëpi në Marigona Hill. Jo nuk e kam. Banoj në banesë, jemi katër anëtarë të familjes. Unë e bashkëshorti im punojmë që 22 vite, në Kosovë, SHBA e Australi. Nëse ndonjë familje arrin me punë të ndershme dhe arrin secilin cent ta kursejë për aq kohë, nëse arrin të kalojë nga një banesë në një shtëpi të vogël, më tregoni mua ku është problemi që unë kam kontraktuar diçka qe akoma s’kam paguar, ka thënë Osmani.

‘’Le ta hetojnë secilin cent. Ky popull është i varfër për shkak të politikanëve që i kanë zhvat bizneset nëpërmjet haraqit, e jo nga ata që punojnë’’.

Të ngjashme