Vuçiq i bën thirrje serbëve në Kosovë: Votojeni Listën Serbe

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 14:39 | Nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq iu bëri thirrje serbëve nga Kosova që në zgjedhjet e së dielës të votojnë për Listën Serbe.

Kreu i shtetit serb njëherit ka porositur siç tha ai” gjithë popullin serb që së bashku me bashkëkombësit e tyre në ta mbrojë atë që është e shenjtë dhe e patjetërsueshme në krahinë”.

Në një letër të Vuçiqit e cila është lexuar në tubimin përmbyllës të Listës Serbe në Mitrovicë “thuhet se para qytetarëve të Serbisë në Kosovë është një vendim i cili varet shumë nga suksesi i luftës për interesa kombëtare të serbëve”, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme