VV-ja ia kujton LDK-së me videoincizim mbështetjen për kryeparlamentarin

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Vetëvendosje ia kujton LDK-së me videoincizim mbështetjen për kryeparlamentarin
Vetëvendosje ende nuk ka bërë asnjë reagim publik pasi që LDK-ja ka publikuar draftin e marrëveshjes së propozuar më 8 janar.

Por, zyrtari i Sekretariatit për media të këtij subjekti Erzen Vraniqi ka postuar një videoincizim të datës 26 janar, një deklarim të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, në të cilin ai thotë se ky subjekt do ta votojë pa asnjë kusht themelimin e institucioneve të reja, të drejtuar nga VV-ja. Konferenca për shtyp është mbajtur tri orës para zgjedhjes së Glauk Konjufcës kryeparlamentar.

26 dhjetor 2019, tri orë para seancës kur u zgjodh Glauk Konjufca Kryetar i Kuvendit

Gepostet von Erzen Vraniqi am Mittwoch, 15. Januar 2020

“Me Kushtetutë, i takon partisë së parë që ta bëjë propozimin për kryetar të Kuvendit. Nëqoftë se do ta kemi një kandidat që e propozon VV-ja, ne jemi marrë vesh që deputetët tanë ta votojmë atë kandidat në mënyrë që të mos krijojmë pengesa kushtetuese për konstituimin e Kuvendit”, është shprehur kreu i LDK-së.

Të ngjashme