VV-ja mban tubim në Klinë

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Në ditën e nëntë të fushatës zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim në Shtëpinë e Kulturës në Klinë.

Aty të pranishëm ishin kandidatit për deputetë Rexhep Selimi, Glauk Konjufca, Drita Millaku dhe Drilona Jahaj, bashkë me qytetarë dhe simpatizantë të kësaj partie.

Drilona Jahaj, kandidate për deputete nga Klina, gjatë fjalimit të saj tha se VV-ja do të vendos në qendër intelektualitetin e grave.

“Gruaja është më shumë se numër, VV-ja në qendër do të vendos intelektualitetin e grave”.

VV-ja do vjen në krye me gratë.  Erdhi dita që çdo meritë e punëtorit  do të paguhet, do të ketë paga të dinjitetshme  dhe sigurim shëndetësor.

“Erdhi dita që çdo studentë të gjejë punë pas diplomimit, erdhi dita që çdo grua të ketë kushte për jetesë të ketë beneficone të mbajë fëmijë dhe të ketë një pagë që ju mjafton për nevojat e tyre”.

Ndërsa Drita Millaku, kandidate për deputete nga Klina nga VV-ja para masës tha se në programin qeverisës të kësaj partie do të kenë shpresë të gjithë qytetarët.

“Në programin e VV-së, në programin e Qverisë së Kurtit, të gjithë qytetarët do të kenë shpresë”.

“Të bëhemi bashkë të mbledhin forcën dhe vullnetin njëherë e përgjithmonë të ju themi jo hajnave dhe krimit të organizuar.  Nëse dëshironi ndryshimin votoni VV-n dhe Albin Kurti, sepse më 6 tetor vjen ndryshimi”, ka thënë Millaku.

Rexhep Selimi, kandidati për deputet nga kjo parti, ka deklaruar se i ndajnë edhe tre ditë nga momenti më i rëndësishëm historik që nga koha  e pas luftës.

“Pas 20 viteve erdhi momenti që qytetarët të vendosin vet me shpirt dhe me zemër, të vendosin vet për Kosovën.  A nuk duruam mjaftë që për 20 vite na qeverisën njerëz të paaftë, njerëz të korruptuar me të vërtetë duruam mjaftë”.

“Ka ardhur koha që Kosova të udhëhiqet nga njerëz të duhur që nuk e plaçkitin dhe që kurrë nuk e  braktisin. Ka ikur koha kur dikush donte ta blinte Klinën, këtë qytet do ta mbrojë dhe përkrah VV-ja”, ka thënë Selimi.

Ndryshe tubime si këtu VV-ja sot do të organizojë edhe në  Skenderaj nga ora 14:00 dhe në Vushtrri nga ora 17:00.

Të ngjashme