“VV-ja po investon në rrjetet sociale, janë hapur shumë llogari të rreme në kohën e pandemisë”

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 08:37 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vetëvendosje po del triumfuese edhe në çdo sondazh në medie dhe rrjete sociale, mirëpo kjo sipas ekspertëve të rrjeteve sociale po shihet si një investim i madh nga kjo parti.

Udhëheqësi i Komunitetit për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (CSP),  Mentor Hoxhaj,  në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se  VV-ja gjatë viteve të fundit në mënyrë të vazhdueshme ka bërë investime në rrjetet sociale.

Ai ka thënë se prapa këtyre janë të angazhuar një numër i madh i njerëzve të cilët e njohin këtë fushë.

“Fokusi i VV-së është i madh, momentalisht ata janë duke investuar në rrjetin social Facebook si opinion bërës. Zakonisht para zgjedhjeve kemi parë që ka rritje të madhe të faqeve dhe grupeve dhe llogarive në Facebook”, ka thënë ai.

 Ai ka thënë se VV-ja ka angazhuar njerëz profesionistë në menaxhimin e rrjeteve sociale.

“Pavarësisht se cilado parti që është në këtë rast kemi VV-në e cila gjatë viteve të fundit në mënyrë të vazhdueshme ka bërë investime të duhura në këtë drejtim dhe kur flasim për investime të duhura flasim për investimet në kapacitetet njerëzore apo teknike dhe ngritjes së audiencës. Normalisht që rolin kyc në këtë drejtim janë njerëzit dhe profesionistët apo ata të cilët e njohin këtë fushë dhe ne mund të konstatojmë se VV-ja ka angazhuar apo ka në mesin e tyre një numër të madh të njerëzve të cilët e njohin këtë fushë mjaft mirë”, tha ai.

Hoxhaj është shprehur se me një pajisje një person mund të ketë dy llogari në rrjetin social Facebook.

“…me anë të një pajisje mund të kesh 2 llogari nëse keni 50 persona nga dy pajisje do të keni diku 100 persona llogari në rrjetin social Facebook apo në secilin rrjet tjetër social, tha Hoxha.

Sipas tij në rastin e Vetëvendosjes kemi një organzimin të strukturuar mirë.

“…çdo medie dhe çdo parti politike ka audiencën e saj dhe audienca e saj në këtë drejtim reagon konform objektivave apo pëlqimeve të tyre politike, duke hapur një numër të madh të faqeve dhe të grupeve shohim se këtu kemi një investim të madh dhe organizim të strukturuar mjaft mirë nga VV-ja”

Mes tjerash Hoxhaj ka thënë se gjatë kohës së pandemisë janë hapur një numëri i madh i llogarive të rreme, të cilat janë  përdorur për interesa partiake apo për përfitime.

“Në fillim të pandemisë dhe në fillim të pandemisë dhe kemi një numër enormë të faqeve që janë hapur dhe një numër enormë të llogarive “fake”,  që janë hapur dhe të cilat janë duke u shfrytëzuar për qëllime të ndryshme si ato politike, përfitime dhe inteligjence”

Por, ai ka thënë se 100 mijë klikime mund të blihen me një shumë të vogël parashë.

“Teorikisht ju mund t’i bleni edhe 100 mijë klikime me një shumë të vogël dhe ne në të ardhmen nëse do të kemi investime nga të cila do medie mund të bëhet një testim i tillë për të arritur numrin e shikueshmërisë dhe në asnjëherë nuk e kemi shfrytëzuar këtë. Të gjitha partitë politike duhet të jenë të sakta në këtë drejtim sepse,  tentojnë të bëjnë organizimin e militantëve të tyre për të bërë pëlqime apo ‘share’.  Ky nivel i organizimit është i ulët në relacion me nivelin e organizimit që ekziston momentalisht”, shtoi Hoxhaj.

Ai tha se audienca e VV-së arrinë në 30 milionë dhe nga një audiencë e tillë është e mirë organizuar për shëprndarje.

“Ne shohim dhjetra faqe të VV-së dhe janë disa grupe të fuqishme dhe nëse teorikisht flasim kur kemi 10 faqe nga 300 mijë njerëz teorikish flasim për një audiencë e cila kalon 30 milionë dhe po flasim për një audienc mirë të organizuar pavarësisht nga është ajo audiencë dhe një shpërndarje të mirë”, shoti Hoxhaj.

Të ngjashme