VV mbledh Kryesinë, Kurti thotë po përgatiten për vitin 2018

Prishtinë | 04 Jan 2018 | 14:06 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur mbledhjen e Kryesisë pas zhvillimeve të fundit, përfshirë dorëheqjet e kryetarit Visar Ymeri.

Lideri “faktik” i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha për mediet se në rend dite e kanë situatën politike dhe përgatitjet e VV-së për vitin 2018.

“Unë do të flas sot në mbledhje por ato mbahen brenda. Por pikat e rendit të ditës janë për situatën politike, njëkohësisht edhe për çështjet organizative dhe përgatitjet e VV-së për vitin 2018”, tha Kurti.

I pyetur nga KTV-ja se a është takuar me koalicionin PAN për Gjykatën Speciale, Kurti tha: “Absolutisht jo”.

Në mbledhje të kryesisë arritën edhe Shpend Ahmeti, Dukagjin Gorani, Nazlie Bala, Sami Kurteshi, Xhelal Sveçla e Liburn Aliu.

Ndërsa nuk dihet nëse në mbledhje po merr pjesë edhe Dardan Sejdiu, i cili pak para fillimit të mbledhjes e bëri publike dorëheqjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme